Silvinjo komenton rinovimin e kontratës, theksi te kualifikimi në Botëror

Silvinjo komenton rinovimin e kontratës, theksi te kualifikimi në Botëror

Adriatik BALLA Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, ka rinovuar kontratën për 6 muajt në vijim, por pikëpyetje të shumta ka rreth këtij rinovimi, për më tepër që vendimtare janë duelet e marsit në “play-off”-in e Kupës së Botës. Në fakt, një ditë pas njoftimit për rinovimin e kontratës me FSHF deri në korrik të 2026, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka bërë reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale duke pohuar se bëhet fjalë për vazhdimin e projektit aktual. ‘Vazhdojmë së bashku. Kam rinovuar kontratën me ekipin kombëtar të Shqipërisë për 6 muaj të tjerë duke i dhënë vazhdimësi një projekti që është ndërtuar me shumë punë, profesionalizëm dhe unitet-lexohet në postimin e Silvinjos në profilin e tij në Instagram. Trajneri...