Silvinjo intensifikon punën për motivimin e lojtarëve para ndeshjeve të “play-off”-it në mars

Silvinjo intensifikon punën për motivimin e lojtarëve para ndeshjeve të “play-off”-it në mars

Adriatik BALLA Kuqezinjtë po mendojnë për duelin e play-off”-it me Poloninë, bashkë me ta edhe Silvinjo e ndihmësit e tij. Por situata, diku me dëmtimet e diku me lojtarë që rrinë në stol, nuk duket aq premtuese për trajnerin brazilian të përfaqësueses tonë. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë intensifikuar punën në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës “play-off” të Botërorit 2026 ndaj Polonisë. Gjatë javëve të fundit, stafi teknik kuqezi ka ndjekur nga afër disa ndeshje të kampionatit “Abissnet Superiore”, për të vëzhguar lojtarët shqiptarë që aktivizohen në elitën e futbollit vendas. Mes takimeve të ndjekura kanë qenë Dinamo Siti-Vllaznia dhe Egnatia-Dinamo Siti. Paralelisht me ndjekjen e kampionatit vendas, Silvinjo dhe stafi teknik kanë qenë të pranishëm...