Silvinjo e Gjimshiti optimistë për fitore sot ndaj Polonisë, kuqezinjtë të gjithë në formë

Silvinjo e Gjimshiti optimistë për fitore sot ndaj Polonisë, kuqezinjtë të gjithë në formë

Adriatik BALLA Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë sonte në mbrëmje në një nga duelet më të rëndësishme të saj në ballafaqimet ndërkombëtare, për një shans kualifikimi në Botërorin e këtij viti. Natyrisht, kuqezinjtë janë të motivuar dhe këtë e shprehu dje nga konferenca e shtypit edhe vetë trajneri Silvinjo. Ai tha se duhet përqendrim i madh në ndeshje. “Kemi qenë në grup me Poloninë për kualifikimet për Evropian. Do të jenë 90 minuta të rëndësishëm dhe të vështirë. Duhet përqendrim të lartë. Janë rrethana krejtësisht tjera nga ndeshjet e kaluara. Brenda 90 minutave mund të ndodhë gjithçka”, tha ai. Ai në konferencë për media ka folur edhe për sulmuesin e Barcelonës, Robert Levandovski, që do ta udhëheqë sulmin e Polonisë. “Robert Levandovski është prej...