Silvinjo dhe stafi i Kombëtares ndjekin nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Turqi

Silvinjo dhe stafi i Kombëtares ndjekin nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Turqi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me ndihmësit e tij Doriva dhe Ervin Bulku, kanë zhvilluar gjatë kësaj jave një vizitë në Turqi për të ndjekur nga afër paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares shqiptare me klubet e tyre. Stafi teknik kuqezi ishte fillimisht i pranishëm në stadium për ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Istanbul Başakşehir dhe Trabzonspor, ku ndoqi nga afër paraqitjen e sulmuesit Ernest Muçi. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta. Një ditë më pas, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij ndoqën nga stadiumi edhe përballjen tjetër të Kupës së Turqisë mes Besiktas dhe Çaykur Rizespor. Në këtë ndeshje u aktivizua mesfushori Kristjan Asllani, i cili u fut në lojë si zëvendësues në minutën e...