Silvinjo dëshiron Botëror si trajneri i vetëm brazilian në krye të një ekipi kombëtar
Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses që ende nuk kanë marrë vendim se ku do ta vijojnë karrierën e tyre në pjesën e dytë të sezonit po nxitojnë të gjejnë skuadër para se të vijë fundi i merkatos. Një nga emrat që lëvizi ditën e djeshme ishte Rei Manaj, i cili la kampionatin arab dhe kaloi në Kinë, duke u bërë pjesë e klubit të njohur, Zhejiang. Duhet thënë se të gjitha lëvizjet e kuqezinjve në këtë periudhë po monitorohen nga trajneri Silvinjo, i cili ka interes që futbollistët të jenë në formë të mirë, të jenë aktiv me ekipet e tyre dhe të kenë të dhëna statistikore bindëse për të qenë pjesë e grumbullimit në muajin mars, kur Shqipëria të luajë ndeshjet e “play-off”-it që...
Burimi:
sot.com.al