“Si t’ja shpjegoj djemve që humbëm një ndeshje të tillë”, Fabregasi habitet: Milani bëri 200 pasime, ne bëmë 700

“Si t’ja shpjegoj djemve që humbëm një ndeshje të tillë”, Fabregasi habitet: Milani bëri 200 pasime, ne bëmë 700

Komo u mposht me rezultatin 1-3 nga Milani, pavarësisht lojës mjaft pozitive të zhvilluar. Fabregasi u shfaq mjaft i mërzitur përpara mikrofonit të “Sky Sport”. Trajneri spanjoll u shpreh se e ka të vështirë t’ja shpjegojë lojtarëve të tij se si e humbën një ndeshje të tillë. Ai vuri në pah statistikat që flisnin për Komon, ndërsa shtoi në fund se Milani e fitoi ndeshjen nga individualiteti. “Më pëlqen të flas qetësisht pas ndeshjeve, por sot është e vështirë. Si t’ja shpjegoj djemve se e humbëm një ndeshje të tillë? Ndonjëherë keqkuptohem kur flas. E përsëris, është e vështirë për mua që të analizoj sot, parapëlqej që ta bëjnë të tjerët. Duhet të ishte një ndeshje e fituar, sepse ne e dominuam. Ne bëmë 700...