Si në kohët e Capellos… Milani i pathyeshëm prej 22 ndeshjesh, rekord historik
Ka pamje që për tifozët e Milanit janë bërë të zakonshme; festa me tifozët, duartrokitjet, lojtarët që mbajnë ritmin, Allegri që futet shpejt në dhomat e zhveshjes, kokulur, duke fshehur buzëqeshjen. Pas fitores 3-0 në Bologna, Adrien Rabiot tha: “Përshëndetje tifozë të dashur kuqezinj, ishte një fitore e bukur”. Milani e mbylli ndeshjen herët dhe u kthye menjëherë në Milano për të ndjekur programin. Stërvitje të enjten, pushim deri të shtunën. Të premten, më 13 shkurt, kampionati rifillon në transfertë ndaj Pisa. Me 7 fitore dhe 5 barazime, ky Milan ka mbetur i pathyeshëm në 12 ndeshjet e para jashtë fushe, për herë të parë që nga sezoni 2004-2005. Së bashku me Bayern Munich, është një nga dy skuadrat e vetme ende të pamposhtura në...
Burimi:
telesport.al