Si ndryshon te Milani lista e 5 lojtarëve më të paguar, pas rinovimit të Maignan
8 Janar 2026 11:11 Alfred Lleshi Mike Maignan është pranë rinovimit të kontratës me Milanin. Pas negociatave të gjata, kur dukej largim falas, klubi ka arritur marrëveshjen finale. Massimiliano Allegri tha: “Për Maignan, klubi po punon duke menduar për të ardhmen. Ka shumë lojtarë të mirë, por për të pasur një të ardhme të rëndësishme, duhet të arrijmë objektivin, top-4”. Trajneri e ka mbështetur duke ia dhënë shiritin e kapitenit dhe bindur të mos pranojë ofertën e Chelsea, më pas e ka valorizuar më shumë sportivisht. Kontrata e re parashikon 5.7 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, pothuajse dyfishi i pagës aktuale (2.8 mln). Maignan ngjitet në krye të listës së lojtarëve më të paguar të Milanit, duke kaluar 7 lojtarë njëherësh. Në podium zbriten...
Burimi:
telesport.al