Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
“Shyqyr që e kemi, por nuk dimë ta përdorim”! Legjenda Zmijani flet për Armando Brojën: Vetëm mos flisni për histori problemesh
Hysen Zmijani, një figurë e shquar e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Zmijani ka komentuar edhe mbi temën e shumëprekur të Armando Brojës, duke dhënë mendimin e tij sa i përket situatës së sulmuesit shqiptar pas golit të shënuar te Bërnli. “Vendi i Brojës është sulmues pykë. Ndonjëherë ka edhe zgjedhje trajneri, unë mendoj se edhe në krahun ku e fut Silvinjo, mund të jap më shumë. Shyqyr që e kemi, por ne nuk po dimë ta shfrytëzojmë. Merremi me fjalë për probleme të tij me ekipin te Shqipëria, me trajnerin, ndërkohë që nuk duhet të diskutojmë tema të tilla. Armando duhet të jap maksimumin kudo të luaj te Shqipëria. Dhe unë ndoshta nuk do të...