Shumë i nevojshëm te kombëtarja, fizioterapisti Arzen Voci rrëfen rrugëtimin e tij kuqezi (video)
Futbolli është sporti më i dashur dhe më popullor në botë. Miliona fëmijë në të gjitha kontinentet e ushtrojnë këtë sport me ëndrrën për t’u bërë futbollistë profesionistë. Megjithatë, pas suksesit dhe performancës në fushën e lojës qëndron një ekip i tërë profesionistësh që kontribuojnë çdo ditë për mirëqenien dhe përgatitjen e sportistëve. Një rol thelbësor në këtë proces luan edhe mjekësia sportive. Në një sport që kërkon përgatitje të lartë fizike dhe intensitet të madh, kujdesi mjekësor dhe fizioterapia janë elementë të domosdoshëm për shëndetin dhe rikuperimin e futbollistëve. Një nga profesionistët që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim është edhe fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, Arzen Voci. I njohur në ambientin kuqezi për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, Voci prej vitesh është...
Burimi:
telesport.al