Shumë i kritikuar nga tifozët, mesfushori i Juventusit kërkohet nga Barcelona
1 Mars 2026 19:52 Telesport Shumë herë i kritikuar nga tifozët dhe mediet për perfomancat e tij, Manuel Locatelli mund të largohet nga Juventus gjatë verës së ardhshme. Kapiteni aktual i bardhezinjve ka përfunduar në radarin e Barcelonës. “Sport” zbulon se drejtori sportiv i katalanasve, Deco, e sheh Locatelli-n si një kandidat për të përforcuar mesfushën e tyre për sezonin e ri. 28-vjeçari është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2028. Vlera aktuale në treg e Locatelli-t, nëse i referohemi Transfermarkt.com është 25 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga Barcelona. Te Juventus janë të hapur për largimin e Locatelli-t, mjafton të vijë oferta e duhur.
Burimi:
telesport.al