Shumë gjenialitet, pak logjikë…; Manchester City paguan edhe “bastet” e Guardiolës
Nga Endrit Këmbaci*Ekziston një vijë shumë e hollë mes gjenialitetit dhe kokëfortësisë. Ndoshta, sot më shumë se kurrë, Pep Guardiola lëviz pikërisht në këtë kufi. Eliminimi i rëndë ndaj Real Madridit nuk është vetëm një humbje sportive, por kapitulli i radhës i një narrative përçarëse që e shoqëron teknikun katalanas prej vitesh. Ajo e trajnerit që, në momentet vendimtare, ndjen nevojën të ndryshojë gjithçka, të surprizojë. Ndonjëherë edhe tepër. Në prag të ndeshjes në “Etihad”, ku Haaland dhe shokët duhej të bënin një mrekulli për të përmbysur 3-0 e ndeshjes së parë, pritej përgatitje taktike dhe tension maksimal. Megjithatë, Guardiola i dha skuadrës një ditë pushimi. Një zgjedhje simbolike, pothuajse provokuese, që tregon shumë për natyrën e tij. E njëjta natyrë që e ka bërë...
Burimi:
telesport.al