Shumë ekipe të interesuara pas Thuram, francezi mund të largohet nga Inter por vetëm me një kusht

Shumë ekipe të interesuara pas Thuram, francezi mund të largohet nga Inter por vetëm me një kusht

23 Shkurt 2026 19:36 Telesport Edhe pse kontrata i skadon në qershorin e vitit 2028, Marcus Thuram mund të largohet që këtë verë nga Inter. Fabrizio Romano dhe jo vetëm, zbulojnë se sulmuesin francez e duan në Premier League, ekipe si Chelsea, Arsenal, Tottenham e Man. United. Në anën tjetër, tek Inter janë të bindur se francezi do të jetë sërish zikaltër sezonin e ardhshëm. Por, nëse ndodhë që sulmuesi do të largohet merkaton e ardhshme, do të jetë vetëm nëse paguhet klauzola e tij 85 milionë euro. Nuk është hera e parë që Thuram përflitet për një largim nga Interi. E sigurt që merkaton e verës që po vjen, sulmuesi francez do të jetë në qendër të saj. Këtë sezon, Thuram ka shënuar 12...