Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Shuhet legjenda e mikrofonit sportiv Ismet Bellova, Methasani: Humbëm një pasuri të madhe, shkollën e gazetarisë sportive
“Humbëm një pasuri të madhe, një vlerë të jashtëzakonshme radiofonike dhe një shkollë të gazetarisë sportive”, shkruan Methasani. Ndarja nga jeta e ikonës së mikrofonit sportiv Ismet Bellova (91 vjeç), ka pllakosur dhimbjen në familjen e tij, miqtë e të afërmit dhe gjithë ambientin e gjërë sportiv. Ndër dedikimet e shumta të miqeve të tij, vjen dhe nga gazetari i njohur sportiv, njëherësh mik i të ndjerit, Defrim Methasani. Methasani shkruan në rrjete sociale: “Për fat të keq kjo ishte fotografia dhe kujtimi i fundit me legjendën e mikrofonit, gazetarin, komentatorin e publiçistin e rrallë Ismet Bellova bërë pak ditë më parë. Zëri i tij kumbues dhe timbri i tij i veçantë, tashmë do të dëgjohen vetëm në fonotekën e Radio Tiranës, apo arkivat sportive...