Shuhet ëndrra e Botërorit, Polonia mposht Shqipërinë

Shuhet ëndrra e Botërorit, Polonia mposht Shqipërinë

Është shuar ëndrra e kualifikimit në Botëror për kombëtaren e Shqipërisë, pas fitores 2-1 me përmbysje të Polonisë në Varshavë. Vendasit shënuan golin e avantazhit me anë të Zielinski-t në minutën e 72’-të të takimit. Më herët ishte Levandovski që barazoi në 1-1 shifrat e sfidës historike të vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit.Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Shqipërinë, por kuqezinjtë nuk ia dolën ta menaxhojnë rezultatin në 45-minutëshin e dytë. Në minutën e 43’ të takimit festa kuqezi shpërtheu në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve. Goli erdhi pas një aksioni të bukur, ku topi fillimisht u rikuperua nga Mitaj, mandej erdhi një top i gjatë nga Ismajli, dhe Hoxha ia doli të shmangë portierin polak...