Burimi:
opinion.al

Foto © opinion.al
Shtohet interesi për Asllanin, dy klube të tjera të Serie A kontaktojnë Interin
Kristjan Asllani dhe Torino duken larg, me ekipin ‘Granata’ që nuk ka ndërmend të paguajë shumën e plotë të kartonit për mesfushorin shqiptar, marrë në huazim nga Interi verën e 2025. Mesfushori i Kombëtares pritet të ndërpresë para kohe huazimin te Torino, pasi nuk ka bindur plotësisht trajnerin Baroni, duke hapur kështu rrugën për një largim të ri. Asllani u transferua te Torino gjatë verës 2025 për 1.5 milion euro, me një opsion blerjeje prej 11.5 milionë eurosh, por pavarësisht minutazhit të konsiderueshëm, 15 ndeshje të luajtura, mbi 70% si titullar, nuk ka arritur të lërë gjurmë. Në këtë situatë, rikthimi i tij te Interi duket gjithnjë e më i mundshëm, edhe pse qëndrimi në Milano nuk shihet si zgjidhje afatgjatë. Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se...







