Shtohen zërat, Italia ngulmon për Guardiolën

Shtohen zërat, Italia ngulmon për Guardiolën

Italia synon ta rindërtojë futbollin e saj nga themelet. Katër herë kampionët e botës, me tre edicione radhazi pa mundur të kualifikoheshin për fazën finale i ka alarmuar të gjithë në vendin fqinj. Strategjia është e qartë dhe e drejtpërdrejtë: të bindet Pep Guardiola që ta udhëheqë ekipin kombëtar italian drejt fitores në Kupën e Botës 2030. Spanjolli do të largohet nga Mançester Siti në fund të sezonit. Situata te Italia u përkeqësua fill pas dështimit me Bosnje&Hercegovinën në finalen e play off-it, çka shkaktoi vlën e largimëve. Presidenti i FIGC Gravina, shefi i delegacionit Bufon dhe trajneri Gatuzo u larguan. Post navigation