Shtatë javë nga fundi, Laçi rekordmen me 12 fitore radhazi pret të hapë ‘shampanjën’

Shtatë javë nga fundi, Laçi rekordmen me 12 fitore radhazi pret të hapë ‘shampanjën’

Nga Isuf Myrtaj Duke nisur nga kjo e mërkurë, Laçi i drejtuar nga Naxhi Shensoj, do të nisë turin e forcës në misionin e tij për të siguruar sa më shpejt rikthimin në Abissnet Superiore. Në fakt, ecuria e bardhezinjëve me 12 fitore radhazi në nivelin e dytë futbollistik në vend, përpos vështirësive që ofron ky nivel, i ka kthyer ata në pretendetin e madh për të marrë si vend i dytë pse jo dhe i parë, njërën nga biletat e menjëherëshme. Me 7 javë nga fundi kurbinasit kanë 60 pikë aq sa është dhe gjysma e numrit me katër shifra e vitit të themelimit të tyre (1960). Laçi që prej barazimit me Pogradecin (0-0) në të gjitha ndeshjet që kanë pasuar ka arritur vetëm...