SHRF Korçë mban Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, ja vendimet që u morën
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë zhvilloi sot punimet, ku u morën vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike që organizon kjo shoqatë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin të tetë anëtarët e shoqatës, të përfaqësuar nga 12 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2026, zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, si edhe propozimin e kandidaturave për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, z. Ilirjan Përmeti, bëri një bilanc të detajuar të punës gjatë vitit të kaluar, duke theksuar...
Burimi:
telesport.al