SHRF Gjirokastër zhvillon Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, Gligor Çabeli zgjidhet Kryetar

SHRF Gjirokastër zhvillon Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, Gligor Çabeli zgjidhet Kryetar

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër zhvilloi sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore 2026. Në këtë takim ishin të pranishëm 8 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 9 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2026, zgjedhjen e kryetarit të ri, përjashtimin e anëtarëve, si edhe propozimin e kandidaturave për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të ri të SHRF Gjirokastër për katërvjeçarin e ardhshëm. Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se komisionit i ishte paraqitur vetëm një kandidaturë për postin...