SHRF Fier mban Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, nuk ndërron kryetar. Anila Basha propozohet për anëtare e KE

SHRF Fier mban Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, nuk ndërron kryetar. Anila Basha propozohet për anëtare e KE

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier (SHRF Fier) zhvilloi sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore 2026. Në këtë takim ishin të pranishëm 28 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 39 delegatë, të cilët diskutuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës, që kishin të bënin me raportin e aktivitetit të shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2026, propozimin e kandidaturave për President dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, zgjedhjen e kryetarit, si edhe zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Fier për katërvjeçarin e ardhshëm. Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi...