“Shqiptarët në Europë”: Ish-sulmuesi i Kombëtares nis karrierën si trajner në Gjermani, drejton ekipin e vajzave të Freiburg
Edmond Kapllani ka lidhur prej shumë vitesh jetën e tij me Gjermaninë, ku ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ish-sulmuesi është pjesë e historisë së futbollit gjerman, pasi është shënuesi i huaj më i mirë në historinë e Bundesligës së dytë me 99 gola në 322 ndeshje. Tani, 43 vjeç, ai ka nisur një rrugëtim të ri në botën e trajnimit. Pas eksperiencave si ndihmës trajner me skuadrat e Spielberg dhe Karlsruhe U17, nga pranvera e vitit të kaluar është emëruar trajner i ekipit të parë të vajzave të Freiburg. Për një futbollist momenti i kapërcimit mes epokave është i vështirë ndonjëherë, pasi të jesh në fushën e lojës e të komandosh nga vijat anësore diferenca është e madhe. Megjithatë, në...
Burimi:
telesport.al