“Shqiponjat” fluturojnë në Poloni, sot seanca e fundit në Varshavë, superkompjuteri nuk e favorizon Shqipërinë
Kombëtarja shqiptare fluturoi paraditen e kësaj të mërkure drejt Varshavës, atje ku do të luajë një duel shumë të rëndësishëm kundër Polonisë në kuadër të play off të kualifikimit për në kupën e botës. Pas dy seancave stërvitore të zhvilluara në shtëpinë e futbollit në Tiranë, kuqezinjtë do ta mbyllin programin stërvitor anti-Poloni, me seancën e fundit që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin e ndeshjes “PGE Arena” në kryeqytetin polak, ndërsa përpara seancës Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti do t’iu përgjigjen interesit të medias mbi këtë takim që mund të na afrojë me historinë. Grupi i 26 lojtarëve i grumbulluar për duelin gjysmëfinal të play off është i plotë dhe pa probleme të qenësishme…vetëm sot pas stërvitjes së fundmit do të njihemi...
Burimi:
vizionplus.tv