Shqipëria synon Botërorin, Sylvinho me idetë e qarta

Shqipëria synon Botërorin, Sylvinho me idetë e qarta

Shqipëria do të luajë në mars një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori duke qenë se përballë do të ketë Poloninë në kuadër të “Play Off” të Kupës së Botës. Polonia është një kundërshtar të cilin Shqipëria e njeh mirë, duke qenë se ka luajtur në kualifikueset e Europianit të shkuar duke u mundur fillimisht në Varashavë e më pas ka fituar në Tiranë duke bindur për të vulosur kualifikimin. Dy ndeshjet ndaj Polonisë, kishin dy rezultate krejtësisht të ndryshme dhe mbi të gjitha, dy qasje taktike dhe formacione që prodhuan histori të kundërta. Shqipëria u paraqit fillimisht me skemën 4-1-4-1, teksa ishte edhe debutimi i Silvinjos dhe njëkohësisht ishte një nga ndeshjet që dha sinjalin se Shqipëria po krijonte një skuadër pretendente, pavarësisht...