Shqipëria nuk ia del në Varshavë, por ëndrrën e Botërorit e vijon Kosova
Adriatik BALLA Shqipëria nuk ia doli mbrëmë të bëjë ëndrrën realitet, për të kaluar në “play-off” të Botërorit përballë Polonisë. Shqipëria bëri një ndeshje të mirë, më të mirë se Polonia, por naiviteti i disa rasteve na ndëshkoi. Për pasojë Polonia fitoi me përmbysje 2-1 dhe do të jetë ajo në finale e “play-off”-it përballë Suedisë, e cila mbrëmë mundi Ukrainën. Pjesa e parë Në një atmosferë elektrizuese në Varshavë, kuqezinjtë e nisën ndeshjen disi të tulatur, duke u mbledhur në zonën e portës për më shumë se 10 minuta. Në minutën e 5-të është Levandovski që synon të befasojë, por devijon mbrojtja, ndërsa në minutën e 7-të një aksion i rrezikshëm i polakëve gati sa nuk përfundoi në rrjetë, por Hysaj me kokë largoi...
Burimi:
sot.com.al