Shqipëria mposhtet edhe në miqësoren ndaj Ukrainës

Shqipëria mposhtet edhe në miqësoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare ka humbur edhe miqësoren ndaj Ukrainës. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho u mposht 1-0, me një gol të pësuar në fillimin e pjesës së dytë. Pas një harkimi nga e majta, topi shkoi në shtyllën e dytë ku Hutsuliak me kokë mposhti Strakoshën. Shqipëria u mund në 26 mars nga Polonia, duke humbur shansin për të luajtur finalen e “playoff”-it të Botërorit, ndaj Suedisë.