Shqipëria mbyll përgatitjet për Ukrainën, konfirmohet lajmi i keq për Ismajlin
30 Mars 2026 21:34 Telesport Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin Estadi Ciutat de València para ndeshjes miqësore me Ukrainën. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, pa shumë ngarkesa fizike të fokusuar më shumë në aspektet taktike të lojës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk është stërvitur sot për shkak të një shqetësimi muskulor në muskujt e kofshës së majtë. Pas konsultave me stafin mjekësor u konkludua se Ismajli nuk mund të rikuperohet për ndeshjen e nesërme dhe humb kështu miqësoren me Ukrainën. Ndërsa, mesfushori Jasir Asani ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer me grupin, duke zhvilluar stërvitje të plotë dhe është gati...
Burimi:
telesport.al