Shqipëria mbetet pa sulm kundër Polonisë, pas Brojës e Dakut dëmtohet edhe Manaj
Adriatik BALLA Lajme të këqija po merr trajneri Silvinjo gjatë ditëve të fundit, e që lidhen me dëmtimin e disa titullarëve të skuadrës përfaqësuese, dëmtime që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në objektivat e skuadrës për ndeshjen e 26 marsit kundër Polonisë. Kombëtarja shqiptare po përballet me një situatë të pazakontë, sa i përket dëmtimeve. Ndeshja me Poloninë është vetëm dy javë larg dhe tre qendërsulmues nuk janë stërvitur me ekipet respektive për shkak të shqetësimeve. Bëhet fjalë për Armando Brojën, Mirlind Dakun dhe së fundmi Rei Manajn. Sivapori njoftoi se Manaj ka një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Situata është mjaft shqetësuese, duke qenë se të tre ftoheshin nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e vitit 2025. Broja ndërkohë është drejt...
Burimi:
sot.com.al