Shqipëria luan si e barabartë, por “vret” ëndrrën. Sylvinho: Jam i trishtuar, por edhe krenar
Humbja 2-1 ndaj Polonisë la shije të hidhur në kampin kuqezi, por trajneri Sylvinho u shfaq krenar për paraqitjen e të tijve, duke theksuar shpirtin e garës dhe nivelin e treguar përballë një kundërshtari të fortë: “Unë jam shumë i trishtuar përbrenda, kam qenë kështu edhe si lojtar, nuk dua të humbas. Pastaj është lojë futbolli, mund të ndodhë gjithçka, kemi bërë ndeshjen tonë. Të mbërrish në një fushë të rëndësishme dhe të luash si i barabartë ndaj një ekipi të rëndësishëm si Polonia… Mua më ka dhënë kënaqësi në fushë, pastaj fitohet, humbet… E rëndësishme është të vish këtu dhe të luash i si barabartë me Poloninë, ndaj jam krenar për djemtë. Futbolli është rezultat, jam i trishtuar brenda meje, por kjo është jeta, futbolli....
Burimi:
telesport.al