“Shqipëria ka shanse për të shkuar në Botëror”, Zabaleta beson te lojtarët kuqezi: E kemi vërtetuar se mund t’i mposhtim këto ekipe
Edhe 21 ditë na ndajnë nga një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare të futbollit. Kuqezinjtë do të sfidojnë Poloninë në Varshavë për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Pablo Zabaleta ka dhënë një intervistë për FSHF-në, ku ka shprehur pikëpamjen e tij mbi sfidën e “play off”-it. Zëvendës trajneri i ekipit tonë kombëtar ka theksuar se nuk do të jetë e lehtë ndaj polakëve, por nga ana tjetër ka besim të plotë te kuqezinjtë dhe te cilësitë e tyre se mund të shkruajnë historinë dhe mund të kualifikohen për herë të parë në Kampionatin Botëror. “Ne kemi luajtur kundër Polonisë 3 vite më parë, por nuk mund të themi që është e njëjta skuadër. Mund të kenë...
Burimi:
sportekspres.com