“Shqipëria fitoi një ndeshje prestigjoze ndaj Serbisë, dinë të bëjnë surpriza”, trajneri i Polonisë: Është ndeshja më e rëndësishme e jetës sime

“Shqipëria fitoi një ndeshje prestigjoze ndaj Serbisë, dinë të bëjnë surpriza”, trajneri i Polonisë: Është ndeshja më e rëndësishme e jetës sime

Mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “PGE Narodovi” do të luhet gjysmëfinalja e “play off”-it për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë. Trajneri i Kombëtares polake ka vlerësuar së tepërmi kuqezinjtë gjatë konferencës për shtyp. Ai e cilëson Shqipërinë si një ekip që di si të të befasojë, ndërsa shton se nesër parashikon një lojë të hapur. “Ata fituan ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës, si dhe një ndeshje të rëndësishme dhe mjaft prestigjoze kundër Serbisë. Sipas mendimit tim, ata performuan shkëlqyeshëm në Kampionatin Europian. Humbën 0-1 ndaj Spanjës, 1-2 ndaj Italisë dhe barazuan 2-2 me Kroacinë. Kjo dëshmon se është një ekip i aftë që të shkaktojë surpriza. Shpresoj që të mos e bëjë nesër. Kjo është ndeshja...