Shqipëria është rritur, por jo ende në majë. Mes progresit të Sylvinhos dhe hapit të fundit drejt historisë

Shqipëria është rritur, por jo ende në majë. Mes progresit të Sylvinhos dhe hapit të fundit drejt historisë

Humbja 2-1 në Varshavë nuk ishte thjesht një eliminim. Në fakt ishte një moment ku Shqipëria “flirtoi” me historinë, por nuk e kapi dot. Në thelb, Shqipëria nuk humbi nga loja në tërësi, por detajet dhe përvoja e penalizuan. SA AFËR ISHTE SHQIPËRIA – Kuqezinjtë e Sylvinho vinin në këtë sprovë me identitet të qartë: ekip kompakt, agresiv në tranzicion dhe besim. Rrugëtimi deri këtu ishte pozitiv; kualifikimi në Europianin 2024 dhe një progres i dukshëm në mënyrën e lojës. Media e huaj, duke qenë me e distancuar dhe rrjedhimisht më objektive e pranon: Shqipëria ishte shumë pranë historisë, duke konkurruar seriozisht ndaj një kundërshtari me përvojë dhe cilësi më të lartë individuale (Polonia). KUR U HUMB NDESHJA – Në pjesën e parë, Shqipëria ishte...