Shqipëri U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mëson kundërshtarët në grupin B
Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në rajonin e Mesdheut, që do të zhvillohet në Itali nga 23 gushti deri më 1 shtator 2026. Turneu i futbollit do të mbledhë tetë përfaqësuese kombëtare, të ndara në dy grupe, ndërsa Shqipëria është shortuar në Grupin B së bashku me Italinë, Algjerinë dhe Kosovën. Në Grupin A do të garojnë Maroku, Turqia, Tunizia dhe Maqedonia e Veriut. Kompeticioni do të zhvillohet sipas formatit me dy grupe, ku secila skuadër do të luajë nga një ndeshje ndaj kundërshtarëve të grupit. Dy ekipet më të mira të secilit grup do të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa fituesit do të avancojnë në finalen e madhe për medaljen...
Burimi:
telesport.al