“Shpresojmë te fati dhe te Zoti”, Simeone pranon superioritetin e Barcelonës: Kanë sulmin më të mirë në Europë

“Shpresojmë te fati dhe te Zoti”, Simeone pranon superioritetin e Barcelonës: Kanë sulmin më të mirë në Europë

Atletiko e Madridit dhe Barcelona do të ndeshen me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Diego Simeone ka komentuar këtë përballje në një konferencë përpara mediave. Trajneri i Atletikos ka folur me superlativa për ekipin kundërshtar. Simeone ka thënë se Barcelona është ekipi me sulmin më të mirë në Europë dhe se do të jetë tejet e vështirë të garosh kundër saj. “Do të përpiqemi të konkurrojmë me Barcelonën. E përsëris, ata janë skuadra më e mirë në Europë për sa i përket sulmit. Të jesh në gjendje të konkurrosh me një skuadër të tillë do të jetë një sfidë. Do të duhet të arrijmë nivelin më të lartë. Jemi aty ku donim të ishim. Atje ku punuam shumë. Kemi shumë njerëz në klub...