Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Shpirti i garës që treguam ndeshjen e fundit mund të na dhurojë shumë fitore në të ardhmen”
29 Dhjetor 2025 12:52 Telesport Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur në prag të ndeshjes që “djajtë e kuq” do të luajnë ndaj Wolves në Premier League. Ai deklaroi se nëse skuadra eë tij do të tregojë të njëjtin shpirt siç bri në fitoren 1-0 ndaj Newcastle, mund të shijojë shumë fitore. “Nëse gjithmonë kemi këtë shpirt, do të fitojmë kaq shumë ndeshje. Mendoj se është diçka që duhet ta ndiejmë, që ndonjëherë mund të fitojmë edhe pa luajtur aq mirë. Mund të fitojmë ndeshje me shpirt dhe me një bashkim në ekip”, tha Amorim. “Në Premier League nuk ka pushim dhe ndeshje të lehta, ndaj duhet gjithnjë një grintë e madhe dhe një shpirt i lartë. Ky ekip po fillon ta gjejë...