Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër
Sfida e javës së 33-të të kampionatit zviceran mes Thun dhe Basel, e parashikuar për t’u luajtur këtë mbrëmje, është shtyrë për një afat të pacaktuar. Shkak është bërë një zjarr masiv i rënë në stadiumin “St. Jakob-Park”, i cili ka shkatërruar plotësisht ambientet e brendshme të klubit të Baselit. Ndonëse ndeshja nuk do të luhej në stadiumin e Baselit, por në transfertë, ajo është anuluar. Flakët kanë djegur dhomat e zhveshjes, pajisjet mjekësore, si dhe të gjitha uniformat e futbollistëve dhe stafi teknik. Në mungesë të këtyrë pajisjeve, Basel kërkoi shtyrjen e ndeshjes. Për fat të mirë nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale konsiderohen të rënda. Autoritetet vendase kanë bllokuar hyrjen në stadium deri në përfundimin e hetimeve për shkaqet e ngjarjes. Në...
Burimi:
javanews.al