Shpërthen vëllai i Icardit: Paratë e kanë tjetërsuar, nuk flasim prej mbi 10 vitesh
11 Prill 2026 11:25 Alfred Lleshi I ftuar në “Canal Trece” në Argjentinë, Guido Icardi, vëllai i Mauro Icardit, foli për marrëdhënien me sulmuesin që aktualisht luan te Galatasaray. “Nuk kemi kontakte, nuk flasim prej 10 ose 11 vitesh. Herë pas here i dërgojmë vetëm urime për ditëlindje, por asgjë më shumë”, – zbuloi Guido. Ai shtoi se suksesi dhe paratë e kanë ndryshuar shumë vëllanë futbollist: “Mauro ndryshoi pasi pati sukses në futboll dhe fitoi shumë para. Vinim nga një familje shumë e varfër, për një periudhë kemi jetuar në garazhin e një klubi futbolli në Argjentinë”. Guido kujton se dikur ishin shumë të lidhur: “Ishim vërtet shumë të afërt. Kishim plane të përbashkëta, por gjithçka përfundoi në harresë. Po mendonim të krijonim një...
Burimi:
telesport.al