Shpërthen Russell: Të gjithë janë kundër Mercedes dhe duan të na ngadalësojnë
Mercedes e ka nisur mbarë fundjavën në Suzuka, ku do të zhvillohet gara e tretë sezonale e Formula 1. Dy pilotët e saj po dominojnë në pistë dhe konsiderohen favoritë për të triumfuar edhe aty, pas dy sukseseve në Australi dhe Kinë. Piloti britanik George Russell, duke folur me gazetarët, mbështeti linjën mbrojtëse të ekipit. Ai u ankua për ndryshimet që duan të bëjnë, që sipas tij sjellin vetëm penalizimin e Mercedes. “Ky sport është kështu, gjithmonë ka qenë kështu”, tha Russell. “Ekipi ynë ka punuar shumë për të na vendosur në këtë pozicion dhe ekipi më i mirë duhet të fitojë. Kemi pasur katër vite të vështira, ndërsa kishte dy ekipe të tjera, Red Bull dhe McLaren, që po fitonin dhe dominonin”, shtoi britaniku....
Burimi:
telesport.al