Shpërthen Guardiola: Shpenzon një pasuri për një lojtar, i paguan rrogën dhe nuk e lënë të luajë…

Shpërthen Guardiola: Shpenzon një pasuri për një lojtar, i paguan rrogën dhe nuk e lënë të luajë…

5 Shkurt 2026 11:55 Alfred Lleshi Pep Guardiola është i habitur nga rregullorja që mund ta pengojë Marc Guehi të luajë finalen e “Carabao Cup” kundër Arsenalit, në mars. Trajneri i Manchester City dëshiron ta ketë mbrojtësin në dispozicion më 22 mars, në “Wembley”, ndaj klubi do t’u kërkojë organizatorëve rishqyrtimin e rregullit. City siguroi biletën për finalen të mërkurën, duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj NeWcastle United dhe mbyllur gjysmëfinalen me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Problemi është administrative; Guehi kishte luajtur më parë në këtë turne me Crystal Palace, përpara se të transferohej te City, pas ndeshjes së parë gjysmëfinale, ndaj rregullorja ia ndalon finalen. Guardiola reagoi ashpër: “Pse të mos luajë (Guehi)? Pse jo? Ne i paguajmë rrogën, është lojtari ynë”. Dhe shtoi:...