Shpërthen Guardiola: Duhet të fitoj 6 Champions, që të më vlerësojnë?!

Shpërthen Guardiola: Duhet të fitoj 6 Champions, që të më vlerësojnë?!

19 Mars 2026 10:19 Alfred Lleshi Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, reagoi me ironi dhe tone të forta ndaj kritikave për “vetëm” një Champions League të fituar me klubin anglez, duke ironizuar pritshmëritë e tepruara: “Të gjithë duan të MË LARGOJNË, apo jo?! Oh zot! Djema, një ditë do të vij këtu dhe do t’ju them mirupafshim. Ende jam këtu me kontratë një vjeçare”. Guardiola vijoi me sarkazëm për standardet ndaj tij: “Më duhet të fitoj 6 Liga të Kampionëve për t’u njohur. Po, sigurisht. Pasi Barcelona fitoi tripletën dhe 6 trofetë sezonalë, që atëherë ma kërkojnë këtë. Nëse nuk fitoj tripletën apo 6 trofe në sezon, ekipet e mia janë dështim!!! E di këtë, që nga dita e parë”. Ai kujtoi edhe presionin...