Shokuese në Köln, makth me ngjyra homofobe. Arbitri dhunohet pas propozimit për martesë
9 Shkurt 2026 11:38 Alfred Lleshi Një histori që nisi si përrallë moderne u kthye në makth me ngjyra homofobe, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Pascal Kaiser, arbitri amator gjerman që disa ditë më parë i kishte propozuar partnerit Moritz për martesë para 50.000 spektatorëve në Köln, u bë viktimë e një sulmi të dhunshëm pranë shtëpisë së tij. Edhe pse kishte paralajmëruar policinë për kërcënimet e marrë ditën e mëparshme, autoritetet e kishin qetësuar duke thënë se nuk kishte “rrezik të menjëhershëm”. Tre burra e pritën në oborrin e tij, e goditën rëndë në fytyrë dhe i shkaktuan dëmtime në sy. Kaiser nuk ka dyshime; ishte një sulm i qëllimshëm, ndëshkim për aktin publik të dashurisë së tij që u bë i njohur në...
Burimi:
telesport.al