Shlyhet dënimi, Flamurtarit i rikthehen tifozët në stadium për ndeshjen ndaj Partizanit

Shlyhet dënimi, Flamurtarit i rikthehen tifozët në stadium për ndeshjen ndaj Partizanit

Flamurtari vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës në Superligën Shqiptare, atë me Partizanin, e cila do të luhet këtë fundjavë në Vlorë. Atmosfera në kamp është pozitive, veçanërisht pas një pike shprese të marrë përballë Dinamos. Lajmi i mirë për klubin është rikthimi i tifozëve. Burime nga klubi vlonjat kanë konfirmuar se është shlyer plotësisht dënimi i dhënë nga Disiplina në FSHF, që e kishte penalizuar skuadrën e Flamurtarit me tetë ndeshje pa tifozë. Shkak i dënimit ishin incidentet gjatë përballjes me Teutën, e luajtur në Vlorë më 19 dhjetor. Tani, gjithçka ka kaluar dhe klubi kuqezi do të ketë mbështetjen e tifozëve në stadium. Gjatë periudhës së dënimit, tifozët gjithsesi gjetën mënyra të ndryshme për ta mbështetur ekipin, por jashtë rrethimit të...