Shkurti si muaj “horrori”, por Juventusi duhet ta rindërtojë veten me Spallettin

Shkurti si muaj “horrori”, por Juventusi duhet ta rindërtojë veten me Spallettin

24 Shkurt 2026 13:34 Alfred Lleshi Muaji shkurt ka qenë katastrofik për Juventusin: humbje në “Coppa Italia” ndaj Atalantës, debakli 5-2 në Champions ndaj Galatasaray dhe rezultate të dobëta në kampionat me Interin e Comon. Përkundër këtij momenti të vështirë, pyetja kryesore mbetet: a duhet Juventusi të nisë nga Luciano Spalletti, pavarësisht rezultateve të sezonit? Trajneri toskan erdhi më 30 tetor, zëvendësoi Tudor dhe ka kontratë deri më 30 qershor, me opsion rinovimi nëse kualifikohet në Champions. Spalletti ka sjellë energji dhe ide të reja te bardhezinjtë, ka vlerësuar lojtarë si McKennie dhe ka eksperimentuar me Koopmeiners në mbrojtje, duke siguruar “play off”-in e Champions-it edhe pa disa titullarë si Vlahovic. Edhe pse shkurti ka qenë katastrofik, Spalletti e meriton konfirmimin për shkak të përvojës...