Shkëlqeu mbrëmë në Paris, PSG gati të bëjë çmendurinë për këtë lojtar të Chelsea-t

Shkëlqeu mbrëmë në Paris, PSG gati të bëjë çmendurinë për këtë lojtar të Chelsea-t

12 Mars 2026 17:36 Telesport PSG fitoi 5-2 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League. Pavarësisht humbjes, lojtari që bëri diferencën te londinezët ishte Enzo Fernandez, më i vlerësuari në fushë nga “Blutë”. Perfomanca e tij e mbrëmshme në “Parc des Princes” ka bindur gjithmonë e më shumë drejtuesit e PSG-së për të tentuar transferimin e bujshëm në verë, raporton “L’Equipe”. Duke qenë se periudhës së artë të Fabian Ruiz po i vjen fundi, drejtuesit e PSG-së kanë piketuar pikërisht Enzo Fernandez si profilin e duhur për ta bërë mesfushën e tyre akoma edhe më shumë sulmuese të themi dhe për të plotësuar boshtin ideal bashkë me Vitinha-n dhe Joao Neves. Megjithatë, largimi i Fernandez nga Chelsea nuk do...