Shkëlqeu mbrëmë në Champions League, Real Madrid gati të bëjë çmendurinë për anësorin 20-vjeçar
18 Shkurt 2026 20:52 Telesport PSG fitoi mbrëmë 2-3 në transfertën ndaj Monaco në play-offin e Champions League, ku padyshim protagonisti kryesor ishte Desire Doue me dy gola të shënuar. 20-vjeçari u fut në vend të Ousmane Dembele i dëmtuar, në minutën e 25-të, kur Monaco po kryesonte 2-0. Por me futjen e Doue në fushë, ndryshoi komplet fati i ndeshjes. Ndërkohë, mediet spanjolle bëjnë me dije se anësori 20-vjeçar është në radarin e Real Madrid, që do të tentojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës. Francezi ka një kontratë me PSG-në deri në vitin 2029, por duke mos qenë një titullar fiks në formacionin e Luis Enrique, mund të kërkojë të bëjë hapin e madh në verë. Sipas “Fichajes”, oferta fillestare e Real...
Burimi:
telesport.al