Shkëlqejnë Wirtz dhe Ekitike, Liverpool me super fitore ndaj Newcastle (video)
Liverpool është rikthyer te fitorja pas pesë javësh në Premier League. Kampioni në fuqi ka mundur 4-1 Newcastle në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 24-të. “Qymyrxhinjtë” gjetën të parët avantazhin me golin e shënuar nga Anthony Gordon në minutën e 36-të, me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, duke mposhtur Alisson Becker. Megjithatë, reagimi i të kuqve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat me Hugo Ekitike në minutën e 41-të. Francezi gjeti golin pas një asisti perfekt të Florian Wirtz. Liverpool nuk mjaftohet me kaq dhe pas dy minutash, ishte sërish Hugo Ekitike që gjeti golin e dytë, pas asitit nga mbrojtja të Milos Kerkez dhe sulmuesi francez tregoi gjithë klasin e tij, duke dërguar topin në...
Burimi:
telesport.al