Shkarkimi i Xabi Alonso, 7 lojtarët e Realit që ende nuk i kanë thënë “lamtumirë” publikisht
13 Janar 2026 10:53 Alfred Lleshi Pak para orës 18:30 të hënën, më 12 janar, Real Madridi njoftoi zyrtarisht shkarkimin e Xabi Alonsos. Vendimtare ishte humbja në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, edhe pse prej kohësh qarkullonin zëra për largimin e ish-trajnerit të Bayer Leverkusen. Ndër arsyet e ndarjes, një rol mund ta kenë pasur edhe disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, të përfshirë në episode tensioni ose pakënaqësie me trajnerin, mes zëvendësimeve të papëlqyera dhe kapriçove. Media spanjolle po i kushton vëmendje mënyrës si po zhvillohet ndarja. “Marca” vëren se, edhe pas shumë orësh, jo të gjithë lojtarët e Realit e kanë përshëndetur publikisht Alonson në rrjetet sociale. Shumë e kanë bërë (nga Mbappé te Courtois), por mungojnë ende 7 emra: Vinicius,...
Burimi:
telesport.al