Shkaktoi penallti naive, Flamurtari largon Trashin
Sipas televizionit lokal të Vlorës “6+1 Vlora”, Sinan Idrizi ka përjashtuar fill pas ndeshjes Bylis- Flamurtari (2-1) kaptenin e kuqezinjëve Lorenc Trashi. Penalltia e shkaktuar në shtesë mbi shtesë e kapitenit u duk naive por klubi mbase e ka parë më thellë duke aluduar për një veprim të qëllimshëm. Edhe në një rast tjetër me Partizanin, ish kapiteni shkaktoi një autogol të çuditëshëm… Për këtë situatë kanë protestuar edhe tifozët vlonjat duke shtuar “benzinë në zjarr”. Pritet një reagim zyrtar nga klubi i Flamurtarit. Post navigation
Burimi:
sportiim.al