Shiten të gjitha biletat për shqiptarët, mbi 3 mijë tifozë kuqezi në stadium, frikë nga incidentet
Stadiumi kombëtar i Varshavës do të jetë i gjithi i ezauruar për duelin e rëndësishëm Poloni-Shqipëri të enjten në orën 20:45. Fillimisht u shitën të gjitha biletat, diçka më shumë se 55 mijë të rezervuara për publikun vendas. Ndërsa së fundmi edhe Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Arena” janë shitur. Ndonëse Federata nuk specifikoi sa bileta ishin ekzaktësisht në dispozicion për tifozët kuqezi, numri bazuar në rregullore duhet të jetë 5% e totalit të stadiumit, thënë ndryshe rreth 3 mijë vende për shqiptarët. Për grupimin tifozët kuqezi nuk ka pasur as këtë herë bileta të personalizuara. Ndërkohe Federata kërkoi gjithashtu që tifozët tanë të ndjekin udhëzimet e Federatës Polake për arsye...
Burimi:
vizionplus.tv