Shifra marramendëse/ CIES publikon vlerat e merkatos, mësoni lojtarin më të shtrenjtë në botë

Shifra marramendëse/ CIES publikon vlerat e merkatos, mësoni lojtarin më të shtrenjtë në botë

Studimi i fundit i Observatorit të Futbollit CIES ka sjellë të dhëna shumë interesante mbi vlerat aktuale të futbollistëve në merkato, duke konfirmuar se suksesi individual dhe trofetë nuk janë gjithmonë faktori vendimtar për vlerësimin ekonomik. Edhe pse Ousmane Dembélé ishte protagonisti absolut i vitit 2025, me fitimin e Topit të Artë, çmimit The Best FIFA dhe Globe Soccer Award, ai nuk rezulton lojtari me vlerën më të lartë në treg. Sipas metodologjisë së CIES, e cila merr në konsideratë moshën, paraqitjet, potencialin dhe treguesit statistikorë, në krye të renditjes globale qëndron talenti i Barcelonës, Lamine Yamal. Vetëm 18 vjeç, spanjolli ka arritur një vlerë marramendëse prej 343.1 milionë eurosh, duke regjistruar një rritje spektakolare krahasuar me një vit më parë, kur vlerësohej 180.3 milionë...